Të tjera denoncime së shpejti/ Si Ahmetaj është vënë në shërbim të Edmond Begës

Saturday, 22 December 2018 21:43

Partia Demokratike ka paralajmëruar se ditën e hënë do të publikohen të tjera dokumenta, të lidhjes së Edmond Begos dhe qeverisë për ndryshimin e planit Urbanistik të Tiranës.

E ftuar në studion e lajmeve të Ora News, zëdhënësja e PD, Ina Zhupa tha se dokumentet që do të publikohen të hënën vërtetojnë sesi Arben Ahmetaj vihet në shërbim të Edmond Begos. 

Zhupa: Dokumentat që do të nxjerrim të hënën tregojnë sesi shteti, Arben Ahmetaj në këtë rast vihet në shërbim të Mond Begës për një privatizim të shpejtë brenda 6 muajsh. Ndërkohë që pronarëve iu ka lindur e drejta për privatizim që në 1995 dhe shteti për interesa të veta nuk e ka bërë këtë proces, kur futet Mond Bega në lojë për 6 muaj mbaron gjithçka dhe privatizohet prona në pronësi të Edmond Begës dhe firmës së tij. Del edhe një firmë tjetër përsëri e Edmond Begës dhe të dy këto firma bashkë me Edmond Begën si individ bëjnë pagesat kur vjen puna tek privatizimi. Këto do të jepen me fakte ditën e hënë nga PD.

Zhupa thotë se nuk është thirrur në Prokurori, por nëse bëhet kjo gjë ajo është e gatshme. Sipas saj prokuroria vepron me dy standarde.

Zhupa: Prokuroria nis një hetim menjëherë sapo faktet bëhen publike. Pra prokuroria kur një banor i Unazës heq dy blloqe betoni të Salillarit shkon, merr çështje, e fut në burg, reagon menjëherë, ndërsa kur PD publikon fakte sesi ndryshohet plani urbanistik i paramenduar për ti hapur rrugë ndërtimit nga një trafikant droge dhe ndryshohet rrjedha e lumit Lanë nuk reagon.

Zhupa dhe se PD mbështet protestën e studentëve, ndërsa përsëriti edhe njëherë qëndrimin e kreut të demokratëve që sapo të vijë në pushtet do të anulojë menjëherë ligjin për arsimin e lartë.

ina zhupa

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...