Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili ka akuzuar edhe njëherë Prokurorinë për mosreagimin e saj ndaj gjithë këtyre skandaleve që po ndodhin në vendin tonë.
Me anë të një postimi në Facebook, Vasili shkruan, se kryeministri dhe oligarkët po vjedhin paratë e shqiptarëve ndërsa prokuroria hesht.
Ja postimi i Vasilit:
PROKURORIA VAZHDON SODITJEN,NDERSA SHQIPERIA GLLABEROHET NGA HORRAT.
Kryeministri grabit parate e popullit dhe ua jep oligarkeve
tenderat manipulohen e vidhen,
parlamenti falsifikon procedurat dhe votimi i manipuluar oligarkeve dhe krimineleve ben ligjin ne mes te parlamentit
teatrin e rrembejne parate e pista,
trafikantet e droges devijojne lumin ne mes te Tiranes dhe shkaterrojne shtepite e qytetareve per te majmur veten dhe qeverine,
parate derdhen ne llogarite e ministrave hapur e ne mes te sheshit,
kilometri i rruges te Unaza e Re ja kalon dhe floririt ndersa..
PROKURORIA VAZHDON SODITJEN....