Presidenti Meta nuk harron Kosovën, bashkë me familjen vizitë në Pejë

E mërkurë, 02 Janar 2019 14:34

President Ilir Meta, pasi ka festuar natën e ndërrimit të viteve në Shqipëri, ka zgjedhur që bashkë më familjen të udhëtojë drejtë Kosovës.

Në një kohë kur Kosova, ndodhet në një moment delikat, siç është ideja e diskutimit të kufijve, si dhe kur ende nuk janë liberalizuar vizat, kreu i Shtetit, ka zgjedhur Pejën për të përcjellë një mesazh shumë domethënës, të asajt se Kosova nuk është vetëm.

Po ashtu, Kosova ka ndërmarrë edhe një nismë shumë të madhe, siç është ajo e vendosjes së taksës prej 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Edhe pse kjo taksë ka shkaktuar shumë revoltë në komunitetin Europian, duket se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është i vendosur për ta çuar deri në fund procesin, në mënyrë që Kosova të përfitojë liberalizimin e vizave.

Ashtu si përherë, edhe këtë herë kreu i Shtetit, përmes kësaj vizite në Kosovë do të përcjellë mesazhin se trojet shqiptare nuk do të jenë asnjëherë vetëm, pasi do të kenë përherë mbështetjen e shtetit shqiptar, e ku kjo mbështetje është shtuar shumë me Metën President.

E po ashtu, vizita e Metës në Kosovë vjen në një kohë që SHBA ka shtuar interesin ndaj Kosovës.

/55News.al/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...