Rama lakuriq për të harruar Surrelin

E mërkurë, 02 Janar 2019 17:26

Pas takimit të Ramës me studentët në Vlorë, çështja e sarajeve miliona euro të tij në Surrel, ndërtuar me “kursimet e emigracionit” është mediatizuar shumë. Nëse Rama do do t’i nënshtrohej ndonjë vetingu, mjaftonte ky rast, për ta flakur nga çdo funksion shtetëror e për ta çuar atje ku e ka vendin. Ekipi mediatik i Ramës, që e përdor në fakt prej kohësh atë si kukull (të dordolecizuar në fakt) në rrjetet sociale, ndoqi me shqetësim se gënjeshtra e parave të emigrantit Rama, nuk ishte përthithur nga njerëzia, madje kishte shërbyer për keq. Për këtë arsye, mjetet propagandistike të kryeministrit, portale, gazeta, televizione, boria Veliaj, në bashkërendim të plotë me njëri-tjetrin, madje pa cilësi e yndyrë fare, nxituan të theksojnë “për analogji”, një shtesë kati të kryetarit të opozitës, çështje e sqaruar shumë muaj më parë. Kjo lëvizje, e bërë për të spostuar vëmendjen nga sarajet e pasha Edit te një apartament në Tiranë, sigurisht nuk mund të ngjiste fare. Për këtë arsye, ata që luajnë “dordolecin” e rrjeteve sociale, menduan që për herë të parë ta tundin atë brenda kështjellës së Surrelit. Për fatin e tyre të keq, dalja në wc (pranë dushit), apo sikur gjoja po pikturon, etj, as këtë herë nuk ngjitën. Nuk dihet se kur do ta kuptojë Rama keqpërdorjen si rasti i mbretit lakuriq. Ata që e vërvitin, e kanë keqpërdorur në mënyrën më të paimagjinueshme që mund të mendohej.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...