Berisha: Shpërblimet për Vit të Ri në Polici, ca të nënës e ca të njerkës

E Enjte, 03 Janar 2019 11:12

Punonjësit e Policisë së Shtetit janë zhgënyer thellë nga shpërblimet e dhëna për Vitin e Ri, pasi, siç shprehet njeri prej tyre, janë dhënë sipas interesit të zyrtarëve përkatës në komisariate. Denoncimin e ka bërë një punonjës policie i komisariatit të Sarandës, i cili ia ka dërguar ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Shpërblimet për Vit të Ri në Polici, ilakave dhe akrabave! - ironizon Berisha. - Lexoni denoncimin e policit dixhital dhe shikoni fotot që ka dërguar ai!”  

Përshendetje Doktor dhe gëzuar!

Unë jam një punonjës policie në komisariatin e Sarandës dhe dua të ndaj me ju një shqetësim të madh për sa i përket shpërblimeve të dhena nga ana e komisariatit, ku dikush është parë me syrin e nënës dhe të tjerë, me syrin e njerkës, ku disa prej oficerëve nuk kanë marrë asnjë qindarkë, ndërsa të tjerë kanë marrë  shpërblim deri në shumën 500 mijë lekë.

Këtu futen edhe pastruesa e mirëmbajtës, ndërsa punonjës policie që kanë punuar me shpirt as janë përmendur fare, kjo pasi shefi i logjistikës së bashku me zyrën e finances kanë bërë si u ka dashur qejfi.

Po ju vë në dispozicion edhe listën e mjerë që kanë bërë këta persona.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...