Viti i trishtë për shqiptarët

E Enjte, 03 Janar 2019 19:24

Shqipëria e 2018-ës na ka njohur me dy medalje. Nga njëra anë është Shqipëria e të varfërve, pensionistëve që nuk blejnë dot as ilaçet dhe në anën tjetër Shqipëria e oligarkëve që me dokumente të falsifikuara arrijnë të marrin 40 milionë euro nga taksat e shqiptarëve.
Vetëm për zyra, kolltukë, shpenzime luksi, buzëkuq qeveria dhe makina, kjo qeveri ka vendosur që të vitin 2019 të shpenzojë 18 milionë dollarë. Kjo shumë parash është e barabartë me buxhetin e 9 mijë familjeve që mund të merrnin një ndihmë ekonomike.
Si në 4 vitet e para të qeverisjes edhe ky vit i 5-të nuk ka patur asnjë investim domethënës, që të përmirësojë infrastrukturën, shëndetësinë, shkollat, nuk ka patur rritje rrogash e pensionesh, madje janë ulur, në raport me inflacionin
Në Shqipëri, numri total i bizneseve që mbyllin qepenat për shkak të situatës së rëndë ekonomike, rënies së fuqisë blerëse, taksave të rritura, futjes abuzive në skemën e tvsh-së, sjelljes prej gangsterësh të administratës fiskale, ka arritur shifrën dramatike prej 45 biznesesh në ditë.
2 apo 3 familje, apo më shumë, që kanë humbur të ardhurat e tyre, që kanë humbur bukën e gojës.
Nga statistikat botërore rezulton se 49 për qind e shqiptarëve nuk paguajnë dot faturën e dritave dhe të ujit, ndërsa 39 për qind e shqiptarëve nuk ngrohin dot shtëpitë e tyre.
Është fakt se afro 70 për qind e afro 500 mijë qytetarëve që kanë lënë vendin në 5 vitet e qeverisjes nga organizata kriminale e “Rilindjes” përbëhen nga grup mosha 19-34 vjeç, lulja e rinisë, shpresa e kombit, shpresa e vendit.
Korrupsioni
97% e qytetarëve do të paguajnë më shumë taksa për vitin 2019. Vendi është futur në një cikël krize, nga mbyllja e bizneseve, dhe nuk ka shembull më të trishtë sesa përditësimi i sotëm i shifrave të falimentit të biznesit të vogël. Vetëm për Unazën e Re shteti shqiptar do shpenzojë aq sa nevojiten për një vit për familjet në nevojë. Kemi mbi 150 mijë familje në nevojë ekstreme që nuk sigurojnë bukën e gojës. 40 mln euro shpenzohen të Unaza e Re, të njëjtat nevojiten për familjet në nevojë. Borxhi arrin në 83%. 110 mln euro u ndanë nga buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm, për të paguar 10 oligarkë që vjedhin bashkë.

Modifikuar më E Enjte, 03 Janar 2019 19:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...