"Në 2019 gjërat do përkeqësohen, s’ka lek, emigracioni mbetet e vemtja shpresë e shqiptarëve"

Premte, 04 Janar 2019 11:38

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka bërë një pasqyrim të zymtë të shumë e shumë problemeve me të cilat po përballet vendi dhe qytetarët shqiptarë.

Manjani shkruan se tashmë vendi është në krizë dhe problemet e trashëguara nga viti që lamë pas vetëm do të përkeqësohen në vitin 2019.
“Kryeproblemi ishte dhe mbetet fakti se njerëzve po ju ngelen gjithnjë e më pak para në xhep. Qeveria i ka shërbimet shumë të shtrenjta ndërkohë që nuk të ofron kurrë atë që paguan.

Taksat dhe tarifat e rritura nga njëra anë dhe mungesa e vendeve të punës nga ana tjetër janë ngjarje të përditshme që shtojnë mungesën e parave në xhep dhe shtojnë depresionin.

Emigracioni mbetet e vemtja shpresë virtuale e shqiptarëve që vijojnë të duan të ikin.”, shkruan ndër të tjera Manjani.

Ja postimi i plotë

Krizë që kërkon zgjidhje.
—————
2019-ta vijon aty ku na la 2018-ta. Me të njëjtat probleme që vetëm do përkeqësohen.

Kryeproblemi ishte dhe mbetet fakti se njerëzve po ju ngelen gjithnjë e më pak para në xhep. Qeveria i ka shërbimet shumë të shtrenjta ndërkohë që nuk të ofron kurrë atë që paguan.

Taksat dhe tarifat e rritura nga njëra anë dhe mungesa e vendeve të punës nga ana tjetër janë ngjarje të përditshme që shtojnë mungesën e parave në xhep dhe shtojnë depresionin.

Emigracioni mbetet e vemtja shpresë virtuale e shqiptarëve që vijojnë të duan të ikin.??????

Qeveria nuk ofron kryesoren: shpresën se diçka do bëhet më mirë. Vetëm propagandë me shashka, kapsolla e telajo të rëna bastesh. Por nuk llogarit të paktën 50 000 njerëz që punonin në to, që tani do ti shtohen listës së të përhumburve depresivë që nuk dinë se ç’të bëjnë.??

Kompani të reja të huaja jo vetëm që ska, por edhe ekzistueset po mbyllen. Edhe call centers ikën. Vende pune të mbyllura ose të pa hapura siç duhej të ishte normalisht.

Në kushtet kur para ska, edhe ato të zezat i kontrollojnë vetëm pak duar, tensionet sociale rriten. Familjet futen në krizë. Kriza thellohet, krimi shtohet...

Qeveria vijon ethshëm të japë çdo gjë me koncension. Emra të çuditshëm e pa asnjë përvojë po përgatiten të marrin kontrata të reja. Dyshimi që po pastrohen para është legjitim!

Ndërkohë po bëhet gati të jepet me koncension edhe rruga Tiranë-Durrës. Një ndërtues i njohur, mik i vjetër i Kryeministrit, po bën letrat.

Pra kafeja në Durrës tashmë do jetë edhe më e shtrenjtë.

Arsimi vijon të jetë i dobët dhe i shtrenjtë, aq sa është i papërballueshëm!

Shëndetësia gjithashtu, pavarësisht punës së mjekëve.

Në këtë mjedis kemi edhe luksin të flasim për politikë, grupe armiqsh politikë, sondazhe, media, ministra, kryetar bashkish, kryeministra, politikanë e për pronarë mediash....

Të gjithë jashtë realitetit! Njerëzit janë tashme tek mbijetesa!

Kush merr përsipër të kthejë sytë nga realiteti dhe të ofroje zgjidhje?!

Kjo është tema!

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...