Kongresi amerikan bllokon kandidaturën e Kathleen Ann Kavalec për pozicionin e Ambasadores së SHBA-së në Shqipëri.
Nominimi i Kathleen Ann Kavalec për pozicionin e Ambasadores amerikane në Shqipëri i është rikthyer Trump.
Tashmë Presidenti amerikan, mund të zgjedhë të rinominojë Kavalec, ose të ndryshojë emrin e përzgjedhur për Ambasadën e SHBA në Tiranë.
Nominimi i Kavalec për pozicionin e Ambasadores amerikane në Shqipëri mbërriti në Senat në 9 korrik. 2018
Kandidatura e saj mbeti në shqyrtim nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë dhe nuk kaloi në votim. Lapsi.al