“Protesta që tronditi qeverinë”, Berisha nxjerr videon dhe fton për bashkim

Saturday, 05 Janar 2019 10:50

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka nisur këtë të shtunë me një ftesë për bashkim, me protestën e studentëve ditën e hënë. 

“Bashkohuni me studentët, ditën e hënë, 7 janar, ora 10:00 para Kryeministrisë!”, shkruan Berisha.

Ai publikon një video në të cilën thuhet “Protesta që tronditi qeverinë! Protesta që riktheu shpresën te shqiptarët”.

Organizatorët kanë vendosur të rikthehen me moton e re PROSTUDENTO.

Nga ora 8.00 deri në 10.00, studentët do të grumbullohen pranë fakulteteve përkatëse, për të kulmuar më tej para Kryeministrisë.  

Video

Login to post comments