Sllovakia: Absolutisht kundër ndarjes së Kosovës

Saturday, 05 Janar 2019 15:59

Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Mirsolav Lajçak, është i bindur se dialogu është e vetmja mënyrë për të zgjidhur problemin e Kosovës.

Sipas tij edhe Kosova, por edhe Serbia duhet të veprojnë dhe të marrin vendime të cilat kontribuojnë në fqinjësi të mirë dhe përmirësim të raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Lajçak thotë se palët duhet që të ndalojnë të gjitha veprimet të cilat do të mund të nxisnin tensione ndëretnike, duke iu referuar vendimit për krijimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës, shkruan Tanjug.

Lajçak thotë se shteti i tij e ka bërë të qartë pozicionin për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, duke thënë se për këtë çështje edhe BE-ja dhe NATO kanë reaguar ashpër.

Në këtë intervistë, Lajçak ka folur edhe për idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se Sllovakia nuk e mbështet një nismë të tillë.

‘Sllovakia nuk e mbështet idenë e shkëmbimit të territoreve dhe shënimit të vijave kufitare përgjatë vijave etnike. Ne besojmë se një koncept i tillë nuk ishte real as në të kaluarën, dhe nuk do të jetë i tillë as në të ardhmen’, ka shtuar ministri sllovak.

Sipas tij detajet janë ato që do ta sqaronin më mirë situatën, dhe kështu në momentin që do të arrihet ndonjë marrëveshje, do të shihet nëse do të ketë më shumë përfitime apo do të jetë e kundërta.

Modifikuar më Saturday, 05 Janar 2019 16:15
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...