“Asnjë lavazh nuk ia fshin llumin e korrupsionit Ramës, vetëm anulimi i projektit na ndal”

Saturday, 05 Janar 2019 17:47

Banorët e Astirit vijojnë edhe sot protestën e tyre kundër projektit të “Unazës së Re” i cili parashikon të shemb disa nga banesat dhe bizneset e tyre.

Ata deklaruan se nuk do të tërhiqen nga protesta deri në ditën kur do të anulohet projekti që sipas tyre është korruptiv.

Ata i bëjnë thirrje Arta Markut që të zgjohet nga gjumi dhe të hetojë aferat e Erion Veliajt. Ata thërrasin: “Jug-Veri jemi nji”, “Anullo projektin”, “ E duam Bashkinë pa Erion Veliajn”.

Protestuesit i kërkuan Erion Veliajt që të dalë në konferencë për shtyp dhe të kërkojë takim me ta. Në mbështetje të protestës së banorëve janë edhe disa deputet të Partisë Demokratike.

E vetmja mënyrë për të zhbllokuar rrugën është anullimi i projektit – thonë banorët.

Njëri prej tyre u shpreh: “Lavazhi që kërkon t’i bëjë Ermal Mamaqi kryeministrit nuk do mund të arrijë të fshijë llumin e korrupsionit të tij. Sot shikoni Barcelonën dhe bojkotojeni këtë emision”.

Ai njoftoi se do të marrin pjesë çdo ditë në protestat e studentëve duke filluar që nga e hëna.

Login to post comments