Një tjetër protestë do të zhvillohet ditën e hënë, ku naftëtarët e Ballshit do të protestojnë përpara prefekturës së qytetit të Fierit.
Ndryshe nga protesta e të shtunës, naftëtarët ditën e nesërme do të jenë më të shumtë në numër. Asnjë prej tyre nuk do të qëndroj në repartet në Uzinën e Përpunimit të Naftës në Ballsh.
Ata kërkojnë që qeveria të ndërhyj që kompanitë Albpetrol dhe Bankers të furnizojnë me naftë bruto uzinën.