Berisha: Ministrat e rinj të Ramës, porosi e Beogradit

Hënë, 07 Janar 2019 20:52

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar mbrëmjen e sotme ndryshimet në kabinetin qeveritar të kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij emrat e ardhur nga Rama, janë të gjithë shërbëtorë të tij dhe persona të cilët kanë dështuar në detyrat e mëparshme.

Gjithashtu ai komentoi edhe emrin e Gentian Cakajt, i propozuar nga Rama si Mministër i ri i jashtëm.

Për Berishën, Cakaj i shërben Beogradit.

‘Ky ka sjellë në qeveri nj zonjë e cila nuk ka rimbursuar farmacitë, ka sjellë zonjën ‘Roformato’. A e dini se Riformato ende nuk ekziston në sistemin TIMS. Kush e nxorri atë, sepse ai nga Rinasi iku.

Një njeri që e sjell Baton Haxhia që është kryeartat i Beogradit në Kosovë. Ky njeri vihet pasi ëhstë në shërbim të Beogradit, dhe përfaqëson më shumë se këdo tjetër Beogradin dhe Batonin që është shef i Beogradit në Prishtinë’, u shpreh Berisha.

Login to post comments