Berisha parashikon lëvizjen e Metës: Ja çdo ndodhë me ministrat e padekretuar…

Hënë, 07 Janar 2019 21:25

Ndryshimet në Qeveri/ Berisha parashikon lëvizjen e Metës: Ja çdo ndodhë me ministrat e padekretuar…

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në një intervistë për Ora News, me gazetaren Beti Njuma, ka folur në lidhje me dekretimin e ministrave të rinj nga Presidenti Ilir Meta.

Për sa i përket kohës që po merr Meta, për shkarkimin e Bushatit dhe dekretimin e ministrit të ri Gent Cakaj, Berisha tha se Presidenti ka të drejtë se kohën ja jep Kushtetuta.

“Presidenti ka të drejtë se kushtetuta përcakton që ministri duhet të plotësojë kushtet e deputetit, të dekretosh Braçen që është fatkeqësi kombëtare, por e bëri se e detyroi Kushtetuta. Se ministrat duhet të plotësojnë kushtet e të qenit deputet, por për të vërtetuar këtë gjë duhet 1 muaj e gjysmë hetim se çdo të ndodhë nuk e di.”, ishte kjo deklarata e Berishës.

Login to post comments