Artikulli i ZDF, Berisha: Jehona e lëvizjes studentore vazhdon

Tuesday, 08 Janar 2019 09:30

Pasi rrjeti televiziv gjerman ‘ZDF’ pasqyroi protestën e djeshme të studentëve të universiteteve publike para Kryeministrisë, vjen një reagim nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ky i fundit përmes një mesazhi në ‘Facebook’ thekson se televizioni gjerman është në mbështetje të protestës, ndërsa shton se “jehona botërore e lëvizjes studentore vazhdon”

REAGIMI I BERISHËS

Rrjeti televiziv me i madh gjerman ‘ZDF’ ne mbeshtetje te protestës se studenteve shqiptare!

 

Titulli i lajmit ne ZDF:
– Protestuesit kërkojnë kushte më të mira dhe kanë popullin me vete”!
Te dashur miq, jehona boterore e levizjes studentore vazhdon.
Televizioni gjerman “ZDF” në edicionin e tij qendror ka pasqyruar protestën e studentëve, të cilët kanë për më shumë se një muaj që kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave.

ZDF” i ka kushtuar kësaj proteste një kronikë të gjatë, ku ka marrë në intervistë studentë dhe analistë, të cilët kanë treguar situatën në të cilën ndodhet protesta. Në kronikë tregohen pamje nga protesta e cila tashmë zhvillohet para kryeministrisë, por dhe kushtet e këqija të konvikteve. Grupin e xhirimit të “ZDF” i ka shoqëruar studenti Igli Tola, i cili u ka treguar dhe kushtet e tejet te këqija që janë konviktet e studentëve në Shqipëri. “Protestuesit kërkojnë kushte më të mira dhe kanë popullin me vete”, ky ishte titulli i lajmit në ‘ZDF’ sa i përket protestës studentore. sb

Login to post comments