Me urdhër të ministrit të Brendshëm kukull, policia e Shtetit bëri një deklaratë ditën e djeshme, duke kërcënuar studentët që të mos protestojnë.
Sandër Lleshi nuk duhet të ishte vendosur ministër i Brendshëm, pasi kur ndodhi kanabizimi i vendit ai ishte këshilltar i kryeministrit për Sigurinë Kombëtare.
Dhe si i tillë, Sandër Lleshi nuk ka këshilluar asnjë herë që të bëhet një deklaratë e fortë kundër trafikantëve të drogës, por ama kur bëhet fjalë për studentët, Lleshi u lëshua ditën e djeshme me gjuhën e një të përdoruri ndaj të ardhmes së kombit.
“Persona të caktuar kanë tentuar të pengojnë në mënyrë të paligjshme dhe të dhunshme veprimtarinë normale mësimore në disa universitete të vendit, duke penguar dhe mohuar të drejtën e studentëve për të studiuar.”, thuhet në fakt në deklaratë.
Por, Sandër Lleshi duhet të tregojë se çfarë po bën policia e Shtetit lidhur me situatën në gjimnazi, ku droga pihet edhe në sy të mësuesve.
Po pse policia nuk flet për trafikantët nëpër shkolla, që po marrin në qafë të rinjtë shqiptarë.
Sepse ata janë bashkë me trafikantët, sepse policia i lejon vet ata që të shpërndajnë drogë nëpër shkolla.
Në vend që Sandër Lleshaj të bëjë detyrën, ai ka zgjedhur një rrugë tjetër. Ata të puthjes së dorës së Ramës.
Sandër Lleshaj duhet të ngrihet në lartësinë që i takon një mirditori, duke bërë që të mos ulë vlerat e një krahine të tërë, e cila ka nxjerrë burra të shquar.
Lleshaj të veprojë tani, sa nuk është vonë, pasi kur të jetë vonë, nuk do t’i dalë asnjë në mbrojtje.
/55News.al/