Studentët e Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë i kanë nisur një tjetër letër dekanit të tyre, ku kanë shtruar katër kërkesa, mes tyre dhe shtyrjen e sezonit të provimeve dhe procesit mësimor. Një pjesë e këtyre studentëve janë ngujuar paraditen e sotme brenda në Fakultet.
DREJTUAR: Dekanit të Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
Studentet e Fakultetit të Drejtësisë gjatë diskutimeve të zhvilluara ditën e sotme vendosën përpilimin e kërkesave të mëposhtme:
1-Bojkot zyrtar mësimor deri në plotësimin e 8 kërkesave
2-Mospagimi i tarifave të shkollimit deri në marrjen e përgjigjes për 8 kërkesat tona
3-Shtyrja e sezonit dhe procesit mësimor për shkak të situatës së krijuar për studentët e FDUT
4-Studentët duan edhe njëherë të qartësojnë se janë në këtë protestë së bashku me pedagogët dhe ne kërkojmë që sa më pare të rikthehet në vend dinjiteti i pedagogëve