Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, nëpërmjet rrjeteve sociale ka shprehur mbështetjen për vendimin e Presidenti Meta për të mos e dekretuar Gent Cakajn si ministër të Jashtëm.
Pollo thotë se ky është refuzim i duhur dhe plotësisht i justifikuar! Sipas Pollos nuk mund të tallesh me shtetin e as të luash me kufijtë e tij.
“I propozuari i Edi Ramës për MPJ jo vetëm me ide antikushtetuese e aventureske por edhe me shkelje penale në detyrë @ilirmetazyrtar me plot të drejtë refuzon Cakajn. DSIK duhet marrë nën hetim!”, shkruan Pollo.