Rama, turpi i Shqipërisë flet për turp

E Enjte, 10 Janar 2019 14:36

Ky njeri që ne kemi në krye të Qeverisë është mërzitur shumë për mosdekretimin e ministrit të tij të Jashtëm dhe na thotë se ky na qenka një turp i madh.

Dhe kush lejohet ta përdorë fjalën turp, ky është që është turpi i Shqipërisë dhe i gjithë kombit shqiptar.

Njeriu i pakteve të errëta me Serbinë në dëm të interesave kombëtare shqiptare na fliska për turp.

Njeriu që ka shitur pasuritë kombëtare, edhe ato të Kosovës, na flet për turp?

Shqiptarët e Kosovës e kuptojnë shumë mirë se me kë kanë të bëjnë. Ato e dinë dhe e kuptojnë mirë hilenë kur ajo qelbet.

Ndër shekuj shqiptarët në Kosovë i kanë dalluar heronjtë dhe tradhtarët, edhe që nga Rambujeja e deri në ditët e sotme.

Vijojnë ta bëjnë, edhe me tradhtarë të kohëve moderne, si të tjerë apo edhe si ky turpi i kombit që e kemi për kryeministër. /55news.al/

Login to post comments