“Vendimi i Presidentit Meta, kombëtar dhe vizionar në mbrojtje të kufijve të Kosovës”

E Enjte, 10 Janar 2019 14:55

Ish-zv/kryeministrja e Kosovës dhe ish-kryenegociatore në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, e ka quajtur vendim kombëtar dhe vizionar të Presidentit Meta mosdekretimin e Gent Cakajt në krye të Ministrisë së Jashtme.

“E përshëndes vendimin kombetar dhe vizionar te Presidentit te Shqiperise ne mbrojtje te kufijve te Kosoves. Ai sot nuk dekretoi nje kandidate per ministër te jashtem qe ishte pro prekjes se kufijve, te nominuar qellimshem dhe me djallezi nga kryeministri Rama”, shkruan Tahiri.

Login to post comments