Zoti Rama partneri i pazëvendësueshëm për Shqipërinë është vetëm SHBA

E Enjte, 10 Janar 2019 19:10

Gjatë ligjëratës së tij para trupit diplomatik Edi Rama gjysmën e kësaj ligjërate e kishte goditje ndaj presidentit, elozhe ndaj çunakut të Batonit, dhe ndërkohë disa ligjërata mjerane dhe aspak serioze lidhur me partneritetin strategjik të Shqipërisë.

Ambasadorët e vendeve të akredituara në Shqipëri, u “mahnitën” nga leksioni diplomatik i Ramës, i përciptë, aspak në përputhje me interesat kombëtare shqiptare dhe mbi të gjitha një fjalim infantil përpara diplomatëve të karrierës me eksperiencë në mbarë globin.
Sigurisht që kishte aspekte të trishtueshme të kësaj fjale, po ta shihje me syrin e shqiptarit, intelektualit, qytetarit që mendon që ky njeri kryeministër do të zgjidhi fatet e vendit.
Përsa i përket partneriteteve strategjike të Shqipërisë të cilat janë të qarta dhe s’ka nevojë ti përcaktoje Edi Rama, ky njeri pasi i bëri qokën Greqisë dhe Italisë duke harruar që ka mbi 1 milionë shqiptarë që jetojnë atje me familjet e tyre, gjeti kohën të merrej me Erdoganin. Kjo ka arsye të thella të cilat nuk janë vetëm financiare dhe shtetet dhe agjencitë e duhura këtë e dinë.
Askush nuk e mohon partneritetin strategjik me Turqinë, por ky trekëndësh, Greqi-Turqi-Itali nuk është trekëndësh qokash në gjeostrategjinë e rajonit, dhe për fatet e faktorit shqiptarë në Ballkan. Por Rama deklaroi sot se e kishte të pazëvendësueshme raportin me Turqinë. Shqipëria dhe faktori shqiptarë në Ballkan kanë vetëm një partner strategjik të pazëvendësueshëm. Ky vend është Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Turqia, është partner strategjik, por epiteti që thamë e mbart superfuqia që ka shpëtuar këtë komb nga shfarosja serbe, një lodër të të cilëve Edi Rama po e sillte ministër të Jashtëm!

Modifikuar më E Enjte, 10 Janar 2019 19:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...