Erisa Xhixho del në krah të Edita Tahirit: Rama po na nxin faqen, po bën eksperimente

E Enjte, 10 Janar 2019 20:02

Nga Erisa Xhixho/

Fatkeqesia e Shqiperise eshte kryeministri i vendit, qe na nxin faqen brenda e jashte vendit. Fjalori i turpshem qe perdor ndaj znj.Edita Tahiri dhe Presidentit te Republikes qe simbolizon unitetin e kombit tregon fytyren e vertete te nje individi qe per interesa personale eshte i gatshem te vendosi ne krye te Diplomacise Shqiptare nje Minister qe me deklaratat e tij eshte i rrezikshem ne qasjen per kufijte e Kosoves dhe Ballkanit.

Shqiptaret e Kosoves kane luftuar me gjak per ata kufij dhe pavaresine sebashku me partneret strategjik SHBA dhe BE ndaj çdo njeri qe mendon te ndermarri nisma ne kundeshtim me interesat e kosoves dhe kombit Shqiptar duhet demaskohet .
Momenti kerkon pergjegjshmeri dhe nje perfqesim dinjitoz te Shqiperise , prandaj diplomacia shqiptare duhet te jete ne lartesine e pergjegjesive kombetare dhe jo te kerkojme te bejme eksperimente.

Modifikuar më E Enjte, 10 Janar 2019 20:40
Login to post comments