Mosdekretimi i Cakajt, Basha: Nuk ishte kandidaturë e përshtatshme, u shkel siguria e Aleancës së NATO-s

E Enjte, 10 Janar 2019 21:15

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë i ftuar sot në mbrëmje në emisionin Opinion, të gazetarit Blendi Fevziut, në një panel gazetarësh e analistësh.

Në intervistën e tij të parë për vitin 2018, Basha ka folur rreth debatit të hapur sot për mosdekretimin e Gent Cakës si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme nga Presidenti Ilir Meta.

Basha tha se nga faktet e bëra publike për të Caka nuk është kandidatura e përshtatshme për atë post.

A ka të drejtë Presidenti të bëhet aktor në ndërtimin e qeverisë?

Basha:Kandidatura e zotit Caka nuk është kandidaturë e përshtatshme për ministër të jashtëm, pasi kam parë edhe faktet e bëra publike nga presidenti.

Problemi kryesor nuk është standardi që ka vendosur presidenti, por standardi që ka vendosur kryeministri në dy emërime njëri pas tjetrit. Herën e parë ky kryeministër i dërgoi për dekretim presidentit një person në shkelje flagrante me ligjin, herën e dytë e dërgoi sërish u dekretua pasi ishte në rregull me ligjin. Sot jemi në rastin e papërgjegjshmërisë.

Papërgjegjshmëria e parë e Ramës ishte në rastin kur shkoi një gjeneral për dekretim, tani çon për dekretim një person që ka thyer në mënyrë flagrante ligjin për sigurinë kombëtare. Në kushtet kur Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, nuk mund të jetë kandidat për ministër të jashtëm një person që ka thyer standardet për sigurinë kombëtare.

Ministri i jashtëm, i brendshëm, dhe të mbrojtjes janë në kontakt jo vetëm me sekretet kombëtare por dhe ato të NATO-s

Modifikuar më E Enjte, 10 Janar 2019 21:21
Login to post comments