Basha: NATO, Europa dhe Amerika kanë investuar jetët e bijve të tyre për të mbajtur kufijtë që janë sot

E Enjte, 10 Janar 2019 21:36

Kryedemokrati Lulzim Basha kritikon praktikën e Kryemisnitrit Rama për të vënë në rrezik sigurinë e informacionit jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Aleancës së NATO-s.
I ftuar në emisionin “Opinion” Basha tha se SHBA dhe Aleanca kanë kaluar kalvare lufte dhe derdhje gjaku për kufijtë e rajonit.

Basha, e ka kundërshtuar edhe njëherë idenë për ndryshimin e kufijve. Ai deklaroi nga studio e ‘Opinion’ se ideja për ndryshimin e kufijve është një plan i qartë, Milloshevishian.

Kalimi ose ndryshimi i kufijve është plan Milloshevishian. Investitorët më të mëdhenj të Ballkanit po kërkojnë të kthejnë lojën për ndryshimin e kufijve, çka nuk mund të ndodh pa u zhvilluar luftë.

Modifikuar më E Enjte, 10 Janar 2019 21:44
Login to post comments