Kryedemokrati Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Opinion”është përqendruar në protestën 70 ditore të banorëve të Unazës.
Pjesë nga Intervista:
Basha: Opozita e ka denoncuar këtë aferë. Falë opozitës qytetarët shqiptarë e morën vesh që ajo që na u shit si zhvillim i Tiranës, ishte vetëm vjedhje. Tani do të kuptojmë se kush fshihet pas kësaj vjedhjeje.
Gaetari: Edi Rama.
Basha: Pse është? Ja po të pyes unë.
Gazetari: Sepse nuk mundet një kompani private të kryejë gjithë atë vjedhje pa mbështetjen nga lart.
Basha: Po. Janë vënë të gjitha institucionet që të prishen shtëpitë, policia të shantazhonte banorët. SHBA zbuloi se autoritetet gjetën falsifikimin. Pra edhe SHBA po e hetonte dhe e zbuloi. Zëri i Amerikës ka dy ditë që ka zbuluar se shteti shqiptar e ka ndihmuar aferën. Është e gabuar të mendoni se afera e Unazës merr vlerë nëse ne çojmë qytetarët të vriten para kryeministrisë. Ka protesta qytetare. Falë këtyre protestave kemi arritur që shqiptarët të kuptojnë se aferat korruptive, vjedhjet, keqqeverisja është themeli i kësaj qeverie.