Bamir Topi e thotë troç: Në vend të Metës, do të…

E Enjte, 10 Janar 2019 22:55

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, në një lidhje me studion e Open, komentoi “përplasjen” Rama-Meta, pasi kreu i shtetit nuk dekretoi si ministër të Jashtëm Gent Cakën.

“Politika nuk është lojë sepse ajo përcakton fatet serioze të një vendi. Ne jemi në Shqipëri dhe nuk do të doja të dëgjoja sonte një debat që merr konotacion të keq. Politika shqiptare është bërë lojë joserioze dhe kjo gjë e ka origjinën që në vitin 2008. Është krijuar mendimi sikur Republika e Shqipërisë ka vetëm institucionin e kryeministrit. Çdo person që është bërë kryeministër i konsideron të tjerët hiç. Problemi nuk është te Cakaj, por te politika”, deklaroi Topi.

Kur u pyet se si do të vepronte po të ishte në vend të Ilir Metës, ish-Presidenti u përgjigj: “Në vend të Ilir Metës, pavarësisht nga respekti që kam për shqiptarët në të gjitha trevat, do të kisha preferuar një ministër të Jashtëm nga territori i Shqipërisë”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...