Një letër për Gentin për kufijtë/ Gjosha: Në ç‘dokument të BE e ke lexuar?!

Premte, 11 Janar 2019 13:02

Deputetja e LSI-së, ish-ministra e Integrimi Evropian, Klajda Gjosha përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” i ka dërguar një letër të hapur Gent Cakajt, i cili u zgjodh nga Rama për të drejtuar ministrinë e Europës dhe Punët e Jashtme.

Mes tjerash, ajo shkruan se ka pasur dëshirë ta takonte dhe ta njihte  atë më shumë për parimet dhe dijet që ka në lëmin e politikës së jashtme, ndërsa nuk kursen as “ironitë”, duke i shoqëruar ato edhe me pyetje që kanë të bëjnë me tezën e “ndryshimit të kufijve”.

Letra e plotë

Zoti Genti,

Si ish Ministre e Integrimit dhe si nën kryetare e komisionit të Punëve të Jashtme kam dashur shumë të njihesha me opinionet e tua në Komisionin e Jashtëm por edhe në Keshillin Kombëtar të Integrimit, ku ju nuk morët pjesë kurrë pavarësisht momenteve kyce që po kalon Shqipëria në këtë proces historik dhe interesit që ju duhet të kishit treguar për të informuar këto instanca!

Madje edhe në një emision ku duhet të përballeshim të dy Qershorin e kaluar për çështjen e negociatave, ti nuk pranove të vije në studio por qëndrove në lidhje direkte nëpërmjet televizionit. Më vjen keq që nuk arrita të të kisha përballë për të të njohur më mirë por edhe për të kuptuar botëkuptimin tënd për politikën e jashtme dhe proçeset integruese! Aq më tepër që unë nuk njihem si politikane agresive!

Edhe unë kam lexuar pak, kurrsesi aq shumë sa ty, por sot doja të të pyesja se në cilin dokument të Bashkimit Europian ju keni lexuar për një politikë të ndryshimit të kufijve? Ndoshta më ndihmon edhe mua të kuptoj më mirë vizionin e Bashkimit Europian për Ballkanin?

E dyta, nëse do të ishe Ministër i Jashtëm dhe për rrjedhojë edhe drejtues i OSBE në vitin 2020, jam shumë kurioze të di nëse do ta implementoje konceptin e suazave të korrigjimeve territoriale të përgjithshme të kufijve qe po ndodhin ne Ballkanin Perëndimor edhe për Ukrainën, Libinë, Sirinë? Interesante do të ishte apo jo???

Modifikuar më Premte, 11 Janar 2019 13:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...