Krimet e Rënda rrëzojnë kërkesën e dy ish-deputetëve të PS

Premte, 11 Janar 2019 16:54

Gjykata për Krimet e Rënda ka refuzuar kërkesën e dy ish-deputetëve të PS, Arben Ndoka dhe Arben Çuko për lirimin nga masa e ‘arrestit shtëpiak’.

Çuko dhe Ndoka u arrestuan në operacionin ‘Vol-Vo 4’ në tetor të vitit 2018. Arben Ndoka u arrestua pasi rezultonte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash Shëngjin, ndërsa ish deputeti dhe ish-drejtori i Burgjeve Arben Çuko si i përfshirë me pjesëtarët e grupit të Shijakut.

Ndoka akuzohet për veprat penale “tjetërsim pronash” dhe “falsifikim dokumentesh”, ndërsa Arben Çuko akuzohet për “korrupsion pasiv”.

Më 22 tetor 2018, Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe në bashkëpunim me agjenci të tjera ligj-zbatuese finalizuan operacionin e koduar “Vol-Vo 4”, të shtirë në 12 qytete nga Hasi deri në Sarandë ku u goditën anëtarë nga 4 grupe të skeduara kriminale, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...