Studentët dhe pedagogët e Universitetin Bujqësor të Tiranës kanë vendosur në unision vazhdimin e protestave deri në plotësimin e kërkesave të parashtruara Kryeministrit Rama.
Në të njëjtën kohë ata kanë vendosur edhe vijimin e bojkotit të mësimit. Rektori ka deklaruar se “nuk besoj që të ketë pedagog që të mbajë mungesa”.
Ish-Kryeministri Berisha vlerësoi studentët që në këtë mënyrë vendosën të përballen me të keqen dhe të vijojnë protestën dhe bojkotin.
Ja postimi i plotë
Universiteti Bujqesor Tirane pas debatit student - pedagog vendosin:
-ne unison vazhdimin e bojkotit dhe protestes deri ne plotesimin e kerkesave te tyre.
Te dashur miq, Edi Rama genjeu edhe dje per protesten e djeshme sikur kudo kish vijuar mesimi vec 3 fakulteteve.
Dje te gjithe studentet ne debat te nxehte dhe te hapur ne UBT vendosen (1) vijimin e protestes dhe (2) vijimin e bojkotit deri ne plotesimin e kerkesave te studenteve.
Diskutime te tjera nga studentet:
- Strumbullari i problemit eshte ligji i arsimit te larte;
- Nuk kemi gje kunder pedagogeve, duam mbeshtetjen e pedagogeve ndaj kerkesave tona dhe i mbeshtesim 10-fish;
- z. Kryeminister ben monolog me vete;
- Duam deklarate qe UBT mbeshtet protesten e studenteve
Rektori ju pergjigj: “Senati i UBT (organi me i larte) ka dale me Vendim ku shprehet se UBT mbeshtet protesten e studenteve dhe gjithe problematiken e protestes.” Dhe “Nuk besoj se ka pedagog qe mban mungesa” - kjo e fundit u rrezua pasi disa pedagoge merrnin mungesa ne kundershtim me vendimin e senatit si pasoje e presionit politik apo policor.
Bravo studenteve qe vendosen te perballen me te keqen qe ju merr frymen, te vijojne protesten dhe bojkotin. Sb