Kryemadhi: S’e tradhtojmë Shqipërinë

Saturday, 12 Janar 2019 12:36

Me tone të ashpra nga Konventa e Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryetarja Monika Kryemadhi deklaroi se kjo parti nuk do të tradhtojë kurrë interesat e shqiptarëve. Kryemadhi me zë të lartë tha se ‘ashtu siç do të luftojmë për shtëpinë tonë, do të luftojmë edhe për Shqipërinë’.

 
 


“Partia jonë që e ka emrin LSI është ajo parti politike, e cila në asnjë moment nuk do të tradhtojnë gjakun e mijëra burrave dhe grave që dhanë për Shqipërinë tonë të pavarur dhe krenare. Kjo parti s’do të tradhtojë kurrë flamurin që valëvitet krenar dhe që qeveria e krimit kërkon t’i uli kokën. Ju qe keni këtu, japim fjalën sot në emër të LSI, votuesve tanë që ne nuk tradhtojmë Shqipërinë, vendin tonë, Atdheun tonë. Ai vend që ka mbijetuar me mijëra shekuj. Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve. Ashtu siç luftojmë edhe për shtëpinë tonë do luftojmë dhe për Shqipërinë”, tha Kryemadhi.

Login to post comments