“Pse heshtin Shahini dhe Nikolla për dhunën policore?”

Diel, 13 Janar 2019 20:16

Deputetja e Partisë Demokratike, Alaba Vokshi, njëherësh dhe kryetare e Komisionit për Arsimin, ka reaguar pas dhunës policore ndaj studentëve protestues.

Me anë të një statusi në Facebook, ajo i ka kërkuar ish-ministres së Arsimit Lindita Nikolla dhe ministres së re të këtij institucioni Besa Shahinit që të mos heshtin përballë kësaj dhune por të reagojnë.

Postimi i plotë

PSE HESHTIN SHAHINI DHE NIKOLLA PËR DHUNËN POLICORE??

Prej disa ditësh po ushtrohet dhunë brenda ambjenteve të universiteteve ndaj studentëve me urdhër të Ramës.

E pa precedent dhuna policore, në shkelje te Ligjit për Arsimin e Lartë.

Si Kryetare e Komisionit Parlamentar për Arsimin dënoj aktin çnjerëzor të policisë për të mos lejuar ushqimin për studentët e ngujuar, akt që shkon në kufijtë e torturës.

Si mundet dy gra apo nëna të heshtin para kësaj dhune çnjerëzore???

Login to post comments