Vendimi i studentëve të ekonomikut/ Berisha: Ngujim masiv dhe guximtar

Diel, 13 Janar 2019 21:03

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka përshëndetur vendimin e studentëve mbrëmjen e sotme, të cilët vendosën të vijojnë betejën e tyre deri në plotësimin e të gjitha kërkesave.

Me anë të një statusi në Facebook, Berisha shkruan se sot policia e Lleshajt dhe e Ramës mori përgjigjen e merituar nga studentët.

Postimi i plotë

Pushtimi i universitetit dhe keqtrajtimi shtazarak policor i studentve per here te pare ne historine e vendit me urdher antikushtetues, antiligjor te Edvin Kristaq Urrejtjes dhe mercenarit te tij Lleshaj, merr pergjigjen e merituar nga qindra e qindra vajza dhe djeme guximtar qe po mbrojne te drejtat e tyre, ligjin, kushtetuten, lirine akademike, autonomine, paprekshmerine e tempujve te tyre universitare.

Nderim studenteve te ngujuar. Ata sot jane ideali me i larte dhe vet ndergjegja jone shoqerire.sb

Ju bej thirrje qytetareve te mbeshtesin qendresen e tyre heroike. Fati i saj percakton fatin e te ardhmes europiane te shqiptareve! sb

Login to post comments