Gjykata e Tiranës përfundon shqyrtimin e padise për “shpifje” të Taulant Ballës kundër Lulzim Bashës lidhur me shumën e 3.4 mln për çështjen e “Toyota Yaris”.
Prokuroria ka kërkuar pushimin e çështjes Basha-Balla, ku deputeti socialsit ka akuzuar kreun e PD-së për shpifje.
Prokurori Agron Gjana në konkluzionet përfundimtare të tij konstatoi se nuk ka elementë të veprës penale. Ne lidhje me çështjen Balla-Basha sipas prokurorit çështja duhet të pushohet.
Në konkluzionet perfundimtare, avokatet e Ballës kërkuan deklarimin fajtor të Bashës dhe dënimin e tij për “shpifje”.
Avokatet e Lul Bashës pretenduan se në deklaratat e Bashës nuk ka elementë të veprës penale. Kërkuan përfundimisht pafajësinë e Bashës ose pushim të çështjes.
Përfaqësuesi i prokurorisë në gjyq tha se nuk ka elemente të veprës penale dhe kërkoi perfundimisht pushimin e padisë.
Gjykata është tërhequr për vendimi që do të shpallet pas pak.
Gjyqtari Gerd Hoxha pasi shqyrtoi çështjen gjyqësore konstatoi se janë shkelur disa pika te konventës europiane për të drejtat e njeriut. Gjykata kërkoi kohë për të dhënë vendimin. Shpallja e vendimit te arsyetuar do të jetë me 21 janar.