Pas publikimeve të përgjimeve nga Zëri i Amerikës ku shefja e Kabinetit të Ramës dhe deputetë të PS-së ndërhynin tek drejtori i Burgjeve Arben Çuko për të punësuar militantët socialistë, botuesi i “Botimeve 55” Fahri Balliu paralajmëroi ndryshime me mazhorancën qeverisëse në vend. Ndërsa diskutohej për situatën politike dhe vetëemërimin e Ramës si MInistër të Jashtëm, Balliu iu drejtua gazetarit Alfred Peza në emisionin “Open” që të vazhdojë ta mbrojë Edi Ramën edhe këto dy jave. Se çdo të ndodhë pas dy javësh Balliu tha:
“Rama, nuk ka ndonjë që nuk e di për planin me Thaçin. Rama është në projektin e ndarjes së Kosovës me Thaçin dhe çunakun që na i donte ministër. Edhe dy javë do e mbroni Edi Ramën z. Peza. Kaq zgjat , Zëri i Amerikës, e keni parë sot? Do ngrihen qytetarët dhe potestat aq shkojnë. Një shqiptar që thotë se e kam mik Vuçiçin, vetëm Edi Rama është. Nuk ka shqiptar që thotë dua Serbinë kur e dimë që janë vrarë më mijëra shqiptarë të Kosovës”