Basha: Qeveri tranzitore pa Ramën në krye

E mërkurë, 16 Janar 2019 08:29

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në "Tempora" nga Sonila Meço, kërkoi qeveri tranzitore pa kryeministrin Edi Rama në krye.

Basha: Fakti që kemi sot një situatë të paralajmëruar nga ne, legjitimon avancimin me një zgjidhje që kësaj radhe nuk do të jetë kurban i paqartësisë që ekzistonte dje tek komuniteti ndërkombëtar. Me këtë njeri, Shqipëria është zhytur më shumë në krim. Pyetja bazë që ata i përgjigjen negativisht; Me këtë qeverisje kemi më shumë apo më pak eksport kriminal drejt vendeve të tjera. Më pak apo më shumë emigrantë të paligjshëm? Përgjigja është më shumë krim nga Shqipëria, më shumë emigracion. Edi Rama ka zgjedhur që vendi të mos qeveriset sipas rregullave evropiane. 

Qeveri tranzitore do të thotë një qeverisje që të përgatis kushtet për zgjedhjet që nuk do të jenë peng i krimit dhe parave të drogës, ku qytetarët do të krijojnë atë hapësirë...duke rifituar Parlamentin. Këtë nuk mund ta bëj një kryeministër, ekzistenca politike e të cilit ka zgjedhur për të mbijetuar për interesa të një grushti oligarkësh dhe kriminelësh. 

Zgjidhja politike është ajo për t'ju rikthyer sovranit, për të legjitimuar një parlament. Pra, largimi i këtij kryeministri, një qeveri tranzitore që përgatit reformat kyçe dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme si dhe i jep shanse Shqipërisë për të hapur negociatat me BE dhe më pas shkuarja në zgjedhje të parakohshme. 

Modifikuar më E mërkurë, 16 Janar 2019 08:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...