Kryetarja e LSI është shprehur se prej ditës së nesërme do të këtë shumë zhvillime nga radhët e opozitës për të larguar nga pushteti kryeministrin Edi Rama.
Kjo deklaratë erdhi pas përplasjes që opozita pati me maxhorancën në seancën e jashtëzakonshme në këtë mbledhje të Kuvendit, ku nuk u lejua që të kishte një debat parlamentar lidhur me emrat e ministrave të rinj, si dhe ata të larguar.
Kryemadhi duke mbështetur fjalën e Bashës, i cili tha se do të këtë një mobilizim të opozitës, tha se nuk ka mbetur asnjë zgjidhje tjetër, e ndërsa u ka uruar punë të mbarë gazetarëve, duke paralajmëruar se “nga nesër do të ketë shumë lajme dhe zhvillime”, ndërsa pritet që të bëjnë publike edhe axhendën.
“Shumë shpejt do të kemi axhendën, Basha e tha shumë mirë, opozita do të bashkohet. Sot kemi një parlament të marrë peng, shumë shpejt do të njiheni me axhendën dhe strukturën, me të gjithë grupet e interesit.
S’ka më nevojë për protesta masive, ke mijëra studentë që protestojnë, prindër, minatorë, etj, që janë gati.
Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër… Lajme pafund do të keni që nga nesër e tutje”, u shpreh Kryemadhi.