Mbaron mbledhja e opozitës së bashkuar, Basha: Vendosëm të drejtojmë revoltën popullore

E mërkurë, 16 Janar 2019 19:37
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se opozita do të udhëheqë revoltën qytetare duke paralajmëruar nisjen e protestave mbarëpopullore. “Gjatë kësaj kohe opozitës i është kërkuar të jetë në parlament. Sot e gjithë bota e pa se si Edi Rama i hoqi opozitës të drejtën elementare kushtetyuese për të folur. Vendi po rrëshqet drejt diktuaturës. Rama ka një parlament privat për t shkatërruar interesat kombëtare ka një qeveri provate për të vjedhur qytetarët. Opozita është e vendosur ti japë fund krizës [politike e ekponomike në vend. Ne vendosëm të udhëheqim revoltën qytetare deri në protesta mbarëpopullore”, deklaroi Basha. Kreu i PD tha se ky është vendimi i opozitës. “Ditën e shtunë PD do të mbledh Këshillin Kombëtar për të përcaktuar ditën e nisjes së protestës popullore. Përfaqësuesit parlamentar do të mbledhin forumet e tyre dhe do të vendosin. Ne do të bëjmë gjithçka për të bërë të mundur largimin e Edi Ramës nga pushteti”, theksoi Basha.
Modifikuar më E mërkurë, 16 Janar 2019 19:42
Login to post comments