"Hë më ta lumsha, o qupa spathi e Edi Ramës!"

E mërkurë, 16 Janar 2019 20:26

“Sulmi” i përsëritur i ministres së Drejtësisë Etilda Gjoni, ndaj Zërit të Amerikës, është bërë objekt talljesh e ironisë në rrjetet sociale.

Këtyre talljeve e ironive, ju është bashkuar edhe deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, i cili midis të tjerave shkruan se, “Armiku mbetet armik dhe sikur një dhëmb t’i mbetet. Kështu të do Partia, hë më ta lumsha!

Reagimi i plotë i Deputetit Luçiano Boçi

“Qupa spathi” nën mëngë, e Ramës na paska “shkallmuar” sot me deklaratat e saj, Zërin e Amerikës.

Sipas Qupës së Pallatit “176”, Rama nuk rren, nuk mashtron, nuk dikton punësime.

Fajin e ka Zëri i Amerikës!

Aferim Qupe!

Armiku mbetet armik dhe sikur një dhëmb t’i mbetet.

Kështu të do Partia, hë më ta lumsha!

Partia Socialiste marshon përpara!

Login to post comments