Ashtu siç ishte paralajmëruar, presidenti serb Aleskandar Vuçiç, gjatë vizitës së presidentit rus Vladimir Putin, ia ka dhuruar këtij të fundit një këlysh të qenit të Sharrit, i cili përndryshe është simbol i Kosovës, ku njihet edhe si Deltari Ilir, transmeton Zeri.info.
Mirëpo, duket se qeni i Sharrit nuk ishte aq i lumtur me këtë, pasi shihej se nuk e kishte në qejf presidentin rus dhe është dashur ta tërheqin me litar për ta futur brenda ku po e priste Putin.
Është dashur të intervenohet me ushqim qensh për ta joshur këlyshin, por edhe përkundër kësaj ai nuk shfaqte shenja të preferencës, siç ndodh zakonisht kur këto kafshë pëlqejnë dikë. Për më shumë shikojeni videon./ZERI