Meta i përgjigjet Ramës për mosdekretimin e ligjit, merr librin e Kushtetutës në emision

E Enjte, 17 Janar 2019 21:15

Ilir Meta është i ftuar në emisionin “Të pa Ekspozuar” ku po flet për një sërë për aktualitetin politik, çështjen e dekretimeve të ministrave të rinj si dhe çështje të tjera mjaft sensitive. Presidenti i dha përgjigje Kryemisnitrit Rama për kthimin e ligjit për dividentin .Duke iu referuar Kushtetutës, librin të cilin e ka marrë me vete në emision, Meta theksopi nenin 155 të Kushtetutës ku i jep Presidentit të drejtën për të mbrojtur financat publike si një përpjekje e Ramës për të vjedhur bashkë me oligarkët e tij në mënyrë të paligfjshme me fuqitë prapavepruese të këtij ligji.

Pjesë nga intervista

“Unë kam ardhur me kushtetutë nëse doni detaje. Të gjithë qytetarët që na ndjekin duhet të jenë të qetë sa i takon presidentit të tyre, pasi cdo akt dhe veprim i tij ka qenë në interes të respektimit të Kushtetutës dhe në mbrojtje të interesave shtetrore. Aty u tha që Ilir Meta kthen ligjin për dividentin dhe kam shkelur kushtetutën. Neni 155 thotë tek Financat se taksat dhe tatimet përcaktohen me ligj. Kushtetuta thotë se ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese. Bëhet fjala për një dëm të madh, jo vetëm për shkelje të kushtetueës por dëm të madh të financave publike.

Unë mund të bëj edhe politikë, dhe të them se këto fonde do ti përfitojë një grup, që ka patur dijëni se do të bëhej një ligj i tillë. Cdo qëndrim i presidentit ka qenë vetëm në interes të ligjit. Nuk shqetësohem për sulmet, është e drejta e tij. Çdo qëndrim i Presidentit është në respekt të Kushtetutës. Kuvendi është sovran dhe mori vendimin e saj, por presidenti zbaton Kushtetutën. Është e qartë se kush e shkel Kushtetutën”- tha Meta.

Modifikuar më E Enjte, 17 Janar 2019 21:45
Login to post comments