Partia Demokratike mbledh nesër këshillin kombëtar.
Ky takim i së shtunës i demokrateve në forumin e tyre më të lartë pas kuvendit Kombëtar vlerësohet i rëndësishëm për dy arsye kryesore.
Mbyllen zgjedhjet e brendshme në Partinë Demokratike, pasi anëtarët e këshillit votojnë nesër për kryesinë e re, nënkryetarët, sekretarin e përgjithshëm, sekretaret funksionale dhe drejtuesit e departamenteve.
Nga këshilli kombëtar i PD pritet një vendim i qarte për aksionin e protestave që opozita ka deklaruar se do të ndërmarrë deri në objektivin e tyre madhor, largimin e kryeministrit Edi Rama.