Partia Demokratike e konsideron ‘Paktit për Universitetin’ një shfaqje e neveritshme të kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar.
Deputetja demokrate Albana Vokshi, në një deklaratë për median u shpreh se pakti nuk pëmbush kërkesat e studentëve.
“Përpjekjet e Edi Ramës për të mashtruar studentët dhe për t’i përçarë është e dënueshme. Pakti i të ashtuquajturit për Universitetin ishte një shfaqje e neveritshme. Pakti nuk përmbush kriteret e universiteteve. Le t’i marrim me rradhë, kërkesat e studentëve që Rama ka dështuar t’i plotësojë studentëve.
Kërkesa e rritjes së buxhetit për studentët. Kjo kërkesë është e paplotësuar. Rama ka elokuar për arsimin vetëm 313 milionë euro, pra duket qartë që kemi buxhet të munguar.
Rama ka elokuar në buxhet 54 milionë euro, ndërkohë pranuar nga ministri Ahmetaj. Nëse do i referohemi se ku shkojnë paratë e taksapagueve fare mirë ky grafik na e vërteton. Rama nuk i ka 16 milionë euro, Rama po mashtron se këto para kanë shkuar për luksin”, u shpreh më tej Vokshi.