Një ditë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD, kreu i PD, Luzlim Basha ka ‘thyer’ traditën duke vendosur të publikojë emrat e kandidatëve për zgjedhjen e Kryesisë së PD, zgjedhjen e sekretariatit ekzekutiv dhe funksional.
Lulzim Basha ka vendosur të rikthejë në PD ish presidentin e Republikës, Bujar Nishani duke e propozuar si kryetar të Këshillit Kombëtar të PD. Basha u shpreh se pikë e dytë e rendit të ditës së Këshillit Kombëtar do të jetë diskutimi i gjendjes politike në vend.