Spiropali prezantohet si autore e maskës që bie, por fsheh anëtarësinë e saj nga “Mjafti”

Premte, 18 Janar 2019 19:02
Fotoja zyrtare e ministres së re. Ministria e saj nuk është titulluar e propagandës Fotoja zyrtare e ministres së re. Ministria e saj nuk është titulluar e propagandës

Një ndër gramafonat politikë më të spikatur të Edi Ramës gjatë qeverisjes së tij është edhe Elisa Spiropali. Kësaj qeverisjeje që në thelb ka asgjënë e në themel propagandën, i shkon të ketë Elisën një ministre pa ministri, por që duhet të funksionojë si gramafon sa herë t’i kërkohet. Marrëdhënien me Kuvendin e ka detyrë kushtetuese çdo ministër. Përmbledhësi i tyre është kryeministri. Krejt e panevojshme për t’i dhënë Elisës një post të ri. Megjithatë, shihni çfarë biografie ka shkruar Elisa sot në faqen e Këshillit të Ministrave. As “Mjafti” nuk është gjëkundi e nuk ke çfarë të shohësh. Autore e “Maskës”, po.

Biografia, marrë nga faqja e Këshillit të Ministrave

Znj. Elisa Spiropali ka lindur në Tiranë, më 15 mars 1983. Ajo është e martuar dhe ka një vajzë, Naltën. Në vitin 1999, në moshën 16-vjeçare, nxënëse në gjimnazin “Qemal Stafa”, znj. Spiropali fiton një bursë studimi nga UWC (United World Colleges) si një nga 5 gjimnazistet më të mira në Shqipëri dhe diplomohet në Lester B. Pearson College, Kanada. Rezultatet e larta i japin mundësinë të fitojë një bursë universitare në Mount Holyoke College, Massachusetts, SHBA, ku diplomohet në vitin 2005, me titull nderi në dy degë universitare; Politikë dhe Ekonomi, me specializim në Ekonomi Politike dhe Ekonomi Zhvillimi.

Znj. Spiropali përmes bursash merite ka udhëtuar dhe studiuar në vende si Argjentina (bursë merite Mount Holyoke), Britania e Madhe (Chevening/ OSI) dhe ka fituar një eksperience multikulturale, të cilën e çmon si të pazëvendësueshme. Ajo ka qenë lektore në disa universitete në Shqipëri, drejtuese në organizata rinore, aktive në shtyp, autore e librit me publicistikë “Maska ra”. Znj. Spiropali është angazhuar në politikë në vitin 2009 dhe është aktualisht deputete dhe nënkryetare e Grupit Parlamentar Socialist, Sekretare për Aleancat dhe Bashkëqeverisjen, si dhe zëdhënëse e Kryesisë së Partisë Socialiste.

Znj. Spiropali më herët ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...