Basha: Detyra jonë sot, historike, më e vështirë se në vitet '90!

Saturday, 19 Janar 2019 11:26

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka hapur mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të saj. Basha ka folur për sfidat me të cilat do të duhet të përballet forca kryesore e opozitës.

"Roli ynë i demokratëve në këtë moment është kritik, - tha Basha. - . Detyra jonë është historike. Një partie politike nuk i kërkohet thjesht të ndalë një të keqe. Nga ne kërkohet një ndryshim transformues, edhe më i vështirë se ai i viteve 90. Atëhërë kishte energji shpresë, kurse sot shqiptarët e shohin politikën si shkaktarin e problemeve të tyre dhe kanë humbur besimin. Ndaj ne duhet të fitojmë luftën për besim, besim se Shqipëria mund të bëhet një vend normal. E cvetmja gjë është shkëputja e politikës nga një grusht politikanësh grabtiqarë. Vënia e politikës në shërbim të njerëzve të jetë mirëqënia e njerëzve, jo t’i trajtosh si injorantë që duhen gënjyer, jo t’i përçmosh dhe të izolohesh në zyra luksoze.

Login to post comments