Bujar Nishani zgjidhet Kryetar i Këshillit Kombëtar PD. Në fakt të gjitha propozimet e bëra dje publike janë pranuar nga Këshilli Kombëtar. Kështu Halim Kosova zgjidhet kreu i Komisionit të Integritetit Etikës në PD; Jemin Gjana zgjidhet kryetar i Komisionit Zgjedhor; Arben Ristani zgjidhet kreu i Komisionit të Apelimit; Alfred Rushaj zgjidhet kreu i Bordit Financiar.