Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte sot në një takim me të rinjtë e LRI-së në Bashkinë Selenicë ku bëri thirrje për tu bashkuar në aksionin politik dhe kombëtar të opozitës: "Rrëzimin e klikës së kriminalizuar që ka marrë peng vendin dhe ka varfëruar shqiptarët."
"Çdo stabilitet sot, pra çdo proces, çdo ngritje kundër këtij stabiliteti kriminal do të çlirojë Shqipërinë nga kapja dhe nga varfëria, prandaj unë ju bëj thirrje që sot mos ndaloni, ku i keni miqtë, familjarët tuaj në Tiranë, në Durrës, në Vlorë, në të gjithë Shqipërinë duhet ti sensibilizojmë në mënyrë të tillë për të ecur përpara dhe për ta rrëzuar këtë klikë e cila ka marrë peng shqiptarët, nuk është çështje rotacioni, nuk është çështje politike, nuk është çështje për të hequr një kryeministër dhe për të sjellë një kryeministër tjetër."
Ne nuk mund të ngelemi më peng i këtyre mashtrimeve, por mbi të gjitha ne duhet të rrëzojmë këtë klikë, e cila po varfëron çdo ditë e më shumë shqiptarët, ta rrëzojmë këtë klikë e cila çdo ditë dhe më shumë po bën shqiptarët më të lodhur, po i bën shqiptarët më të dobët, po i bën shqiptarët më me pa besim në vetvete. Prandaj edhe vendimi i opozitës së bashkuar është shumë i qartë, për të ecur përpara dhe për të sqaruar çdo qytetarë shqiptar dhe për të qenë në protestë në ditët e ardhshme përpara kësaj klike dhe përpara këtij individi që ka marr peng shtetin, ka marrë peng vendin, ka marrë peng popullin shqiptar”, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.