Gazment Bardhi është Sekretari i ri i Përgjithshëm i Partisë Demokratike. Ai fitoi ndaj kandidatit tjetër Dorian Teliti me 277 vota të anëtarëve të Këshillit Kombëtar kundrejt 44 që mori zoti Teliti.
Rezultatin e bëri me dije kryetari i Komisionit Zgjedhor të PD-së, Jemin Gjana.
Në votim morën pjesë 328 anëtarë të Këshillit Kombëtar nga 355 anëtarë që ka gjithësej.
Gjana bëri me dije edhe fituesit e tjerë të sekretariateve, të cilët janë si më poshtë.
Sekretar i Përgjithshëm: Gazment Bardhi 277 vota- Dorjan Teliti 44 vota, 7 vota të pavlefshme
Sekretar për Çështjet Ligjore: Çlirim Gjata 284 vota – Marinela Ziu 37 vota, 7 vota të pavlefshme
Sekretar Organizativ: Sahit Dollapi 258 vota – Lulzim Omuri 60 vota, 10 vota të pavlefshme
Sekretar për Çështjet Zgjedhore: Ivi Kaso 221 vota – Dorjan Gjonmarkaj 100 vota, 7 vota të pavlefshme
Sekretar për Burimet Njerëzore: Ervin Minarolli 278 vota – Minushe Lazaj 44 vota, 6 vota të pavlefshme