Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj një serie grabitjesh me maska që tronditën mëngjesin e sotëm disa qytete të vendit.
Berisha shkruan me ironi se Ministri Lleshaj përgjigjet vetëm për vetdorëzimet si a ii Balilit dhe jo për vjedhjet, vrasjet e krimet e tjera.
Ai vijon më tej duke thënë se dy prej grabitësve u nisën drejt Tiranës për t’iu dhuruar dy ministrave për gratë dhe një ministreshe, gjerdanë dhe byzylykë të qendisur me brilante dhe flori.
Ja postimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha
Mengjes i maskave, apo i 6 plaçkitjeve me maska!
Te dashur miq, ky ishte mengjesi i maskave, nga ora 3 gjer ne ora 6 te mengjesit maskat me uniforme dhe pa uniforme kryen 6 plaçkitje.
Keshtu, ne Tepelene rreth ores 03:00 te mengjesit maska me uniforme zbrazen plotesisht me plaçkitje nje supermarket, nje pastiçeri, nje bulmetore dhe dy banesa private.
Ekipi i hajnave pas plaçkitjeve hoqi maskat por jo uniformen dhe u kthye ne detyre. Po keshtu ne Lushnje, kater maska thyen dhe zbrazen nje argjentari.
Pas plaçkitjes hajnat hoqen maskat u larguan te qete, dy prej tyre u nisen per Tirane per t’ju dhuruar dy ministrave per hanemet dhe nje ministreshe gjerdane dhe byzylyket e qendisur me brilante dhe flori.
Gazetaret pyeten ministrin Lleshaj per 6 plaçkitjet ne mengjesin e maskave. Ai dha pergjigjen standarte: per vjedhjet, vrasjet, krimet nuk pergjigjet ministri por pergjigjet policia. Prandaj shkoni pyesni policine. Ministri pergjigjet vetem per vetedorezimet si ajo e Eskobarit dhe pike!?!?