Në nisjen e sesioni të ri të Kuvendit nuk kanë munguar akuzat dhe debatet e forta mes kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.
Gjatë fjalës së tij, Basha u është drejtuar deputetëve të PS-së dhe socialistëve për ministrat e rinj të kabinetit “Rama”.
Nga kjo sallë kam paralajmëruar se projekti i vetëm i Ramës është asgjësimi i çdo procesi dhe institucioni për të qeverisur me një grup kriminelësh. Hap pas hapi e keni parë këtë… U asgjësua Kuvendi, sot kjo sallë nuk përfaqëson interesin publik, se ata që kanë forcën e kartonëve e morën përmes forcës së krimit dhe sot atë mbrojnë. Ky kuvend përfaqëson antivlerën e ngritur në piedestal, hajdutërinë e krimin. U asgjësua Prokuroria, tani i erdhi radha edhe PS. Sot në pushtet ka vetëm një njeri që qeveris me një grusht kriminelësh.Shikojini këta njerëz? A i njihni këta njerëz, kush është kjo zonjë, kush është kjo tjetra… ai i njihni kush janë? Çfarë janë? Janë kukullat e këtij. Më thoni ju, a i mbani mend emrat e këtyre? Kaq po ju pyes, nuk po u vë as emra as nofka? Kush është kjo? Çfarë ka bërë për këtë vend? Nga vjen?”,- tha Basha.
Gjatë kohës që Basha sulmonte ministrat e rinj, pas krahëve të Lulzim Bashës Edi Rama ka komentuar qëndrimet e kreut të PD-së pa mikrofon.
Ndërkohë Basha i është drejtuar Edi Ramës: “Mos pëllit… se nëse s’ka filluar të të dhëmbë deri tani do të të dhëmb më shumë më pas. Mos pëllit se do të të dhëmbi edhe ty më shumë…”,- tha Basha.